


Dy persona me veshje ushtarake dhe me armë zjarri kanë grabitur me dhunë qendrën e pikave të basteve pranë “Misto Mame” në kryeqytet, duke marrë një sasi ende të papërcaktuar parash.
Ngjarja ka ndodhur rreth 30 minuta më parë, raporton nga vendngjarja, gazetarja e noa.al.
Në qendrën e madhe te basteve, gjendej një punonjëse të cilës, agresorët e veshur si ushtarë, i kanë vënë armën në kokë dhe nën kërcënimin për jetë kanë marrë të gjitha paratë që gjendeshin aty. Gruaja e re, është terrorizuar nga kjo ngjarje. Ajo momentalisht po merret në pyetje nga grupi hetimor.
Nga dëshmitë në vendngjarje bëhet e ditur se grabitësit kanë qenë me një makinë e cila është ndalur para derës kryesore të pikës qendrore të basteve dhe pasi kanë marrë paratë, janë larguar me shpejtësi. Dyshohet se në total kanë qenë pesë persona, ku dy kanë hyrë brenda për të kryer grabitjen dhe tre të tjerët kanë mbajtur nën kontroll mjedisin e jashtëm.
Në vendngjarjen qe shikoni te fotot, gjendet një numër i madh forcash policore.
Pak momente më parë, makina u gjet e braktisur tek vendi i quajtur liqeni i Kasharit. Policia dyshon se grabitësit kanë vazhduar arratinë me motorë ose me makinë tjetër. /vijon…/k.k/a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





