
Me barazimin ndaj Laçit dhe fitoren e Tironës, kanë ndryshuar skenarët në Superiore dhe tani krahas Vllaznisë, Flamurtarit dhe bardhebluve, në lojën për të rënë më poshtë është edhe Besa, citon Supersport.
Por presidenti i këtyrë të fundit, shikon një “komplot” kundër ekipit të tij.
“Kemi edhe ne fajet tona, tani situata nuk është e mirë për ne sepse rrezikojmë për të rënë, por unë mendoj se po na persekutojnë.
Nuk mund të them që ka skenarë të parapërgatitur kundër nesh, por ajo që pashë ndaj Laçit ishte e rëndë.
Arbitri Sadiku nuk dha 3 penallti që nuk është parë ndonjëherë në futboll, na penalizoi, dhe e ka bërë me qëllim.”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





