Transmetuar më 14-04-2014, 10:19

Durrës, 14 Prill 2014 NOA.al/ Klodiana Kotorri – Një vajzë nga Fieri është përdorur si prostitutë për një muaj e gjysmë nga një djalosh durrsak, i cili nxori fitime nga shitja e “mishit të bardhë”, por sot gjendet në qeli.

Policia e Durrësit, herët në mëngjes këtë të hënë në 02.00, ka arrestuar 27 vjeçarin Eglis Barushi, duke e akuzuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

“Ky shtetas dyshohet se në periudha te ndryshme kohore gjate vitit 2014, në total përgjatë një muaji e gjysmë ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në qytetin e Durrësit një shtetase 27-vjeçare, banuese në rrethin Fier”, – i thanë agjencisë noa.al, burime zyrtare nga policia e qytetit bgredetar.

NOA.al mësoi se kjo vajzë, rezultonte e shpallur në kërkim për largim nga banesa nga Drejtoria e Policisë Qarkut Fier, që më datë 10 mars 2014.

“Bazuar në të dhënat e dala përgjatë hetimit rezulton se shtetasja në fjalë është shfrytëzuar për qëllime prostitucioni nga ky person në hotele të ndryshme në lagjet Nr.13 dhe 1 Durrës, kundrejt shumave që varionin nga 1.000 deri në 3.000 lekë”, – detajon noa. al ngjarjen duke iu referuar hetimeve policore.

Historia e vajzës fierake, braktisi familjen për të dashurin, shfrytëzohet për prostitucion

Vajza 27-vjeçare braktisi familjen për të jetuar me të dashurin e saj, por u shfrytëzua prej tij.

Historia nisi pak muaj më parë kur Eglis Barushi, 27 vjeçari nga Durrësi u njoh me 27-vjeçaren nga Fieri të cilës i premtoi martesë.

Sipas hetimeve, për të siguruar të ardhurat e jetesës, ai i kërkoi vajzës të prostituonte.

Pas lutjeve të shumta e reja pranoi. Ndërsa për të kryer sistematikisht këtë "punë" ajo braktisi familjen duke u larguar pa lënë adresë.

Ndërkohë që familja denoncoi zhdukjen e saj më 10 mars të këtij viti, vajza qëndronte në qytetin e Durrësit ku prostituonte në hotele të ndryshme në lagjet Nr.13 dhe 1 kundrejt shumave që varionin nga 10 deri në 30 mijë lekë të vjetra.

Pasi prostituoi për rreth një muaj e gjysmë me klientë të cilët siguroheshin nga Barushi, e reja kërkoi që të ndërpriste aktivitetin por një gjë e tillë nuk është pranuar nga 27-vjeçari. Ky i fundit e kërcënoi atë se do të ndaheshin nëse ajo nuk punonte.

E gjendur përballë kërcënimeve 27-vjeçarja kërkoi ndihmën e policisë duke denoncuar Barushin për shfrytëzim prostitucioni.

Policia e Durrësit arrestoi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm të dyshuarin teksa shfrytëzonte për prostitucion të dashurën e tij. /k/k/a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit