
Elbasan, 14 Prill 2014 NOA.al – Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur për shkak të përplasjes së një veture me një furgon në Elbasan.
Ngjarja ndodhi në qytet, pranë lagjes “Aqif Pasha”, kur M.M, 63 vjeç, banues në këtë lagje, duke drejtuar automjetin tip Benz veturë me targë EL 6353 B është përplasur me mjetin tip Benz furgon me targë AA466 IC, me drejtues I.K., banues në Elbasan.
Nga kjo përplasje janë plagosur N.M, 4 vjeç dhe M.Z, 9 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ishin në mjetin Benz veturë me targë EL 6353 B.
Dy fëmijët e plagosur janë transportuar dhe ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.
Policia tha se materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan per veprime te mëtejshme per veprën penale ‘Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





