Transmetuar më 14-04-2014, 09:42

Një grua 42 vjeçare ka denoncuar në polici se në mes të rrugës ishte ngacmuar seksualisht përmes prekjeve në trup, nga një mashkull, të cilin ajo e ka identifikuar dhe e ka kallëzuar penalisht.

Policia e Pogradecit, konfirmon për noa.al lajmin dhe thotë se po kryen hetime mbi ngjarjen.

Për këtë qëllim, sot ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 39 vjeçarin Maringlen G., i pamartuar, banues në qytetin e Pogradecit.

Denoncimi i gruas, ishte se ditën e djeshme, teksa ishte duke ecur më këmbë në rrugët e lagjes nr 2 të qytetit buzë liqenit, është përballur me Maringlenin, i cili sipas saj e ka prekur në pjesë intime të trupit.

42 vjeçarja, e pamartuar, banore e qytetit Pogradec, thotë se pas këtyre ngacmimeve nuk ka ndodhur gjë më e rëndë.

I dyshuari Maringlen G., është marrë në pyetje lidhur me denoncimin. Versioni i tij, ishte krejt i ndryshëm. Ai mohoi që të kishte qenë në zonën ku denoncon 42 vjeçarja, duke thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

Për më tepër, 39 vjeçari thotë se për tre muaj rresht deri pak javë më parë, e ka pasur të dashur 42 vjeçaren.

Policia e Pogradecit, thotë se materialet i kaluan prokurorisë për veprën penale “Ngacmim seksual”. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit