Transmetuar më 14-04-2014, 05:31

Jo më harta për ata që humbin rrugën, së shpejti këpucët do t’ju tregojnë se cilën kthesë të merrni.

Këpucët e veçanta do të përdorin lidhje Bluetooth-i për të komunikuar me hartat e celularit tuaj.

Ky i fundit do të regjistrojë rutinën e rrugës suaj, ndërsa këpucët do t’ju transmetojnë sinjale vibruese në njërën prej këmbëve për t’ju treguar kur dhe ku duhet të ndryshoni drejtim.

Gjithashtu këpucët do të numërojnë hapat që hidhni dhe kaloritë që keni djegur.

Do t`ju shërbejnë gjithashtu për t`ju sinjalizuar kur keni harruar celularin ndokund apo për t`ju njoftuar për ndonjë vend me rëndësi turistike.

Teknologjia e quajtur Lechal, do të dalë në treg me koston prej vetëm 100 dollarë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit