
Më në fund një studim amerikan ka vërtetuar kësaj radhe shkencërisht, atë që përgjithësisht femrat e njohin në mënyrë empirike. Kënaqësia më e madhe seksuale për një femër arrihet në rastin kur partneri njihet mirë prej saj.
Kjo do të thotë që të shkosh menjëherë ne shtrat, me të parin që të del përpara në përgjithësi nuk të ofron kënaqësinë e vërtetë dhe magjinë e aktit, kjo mbi të gjitha pasi në të tilla raste, meshkujt sillen në mënyrën më egoiste të mundshme, duke u interesuar vetëm për kënaqësinë e tyre seksuale.
Sipas studimit, sa më shumë shtrihet njohja mes partnerëve, aq më mirë arrihet orgazma.
Janë disa arsyet që justifikojnë një përfundim të tillë. Së pari është e nevojshme një minimum kohor për të kuptuar se çfarë i pëlqen partnerit.
Së dyti, sa më shume e njohim, aq më shumë çlirohemi nga turpi për të kërkuar atë që ndoshta do të ishte e pamundur për ta kërkuar nga të tjerë të panjohur.
Së treti, ndaj partnerit formohen edhe të tjera ndjenja dhe afeksione që nuk lidhen vetëm me seksin.
Dhe së fundmi, gjithsesi për femrat vazhdon te mbetet aktuale ideja se të besh seks me një të panjohur në fund të fundit është një gjë jo shumë e moralshme dhe shumë e sikletshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





