
Thonë se një nga momentet më të bukura dhe të paharruara në jetë, padyshim që është dhe martesa. Edhe pse në momentin e fundit të jep kënaqësi të mëdha, momentet përpara se gjithçka të nisë janë vërtetë stresuese.
Duhen menduar shumë detaje, duke nisur nga të ftuarit, lista e dasmës, përzgjedhja e vendit ku do të zhvillohet ceremonia, muzika, fotografi, por më e rëndësishmja, fustani i bardhë. Ai po që është stres më vete. Çfarë të vishni që të dukeni bukur? Disa nuk duan vetëm të duken bukur, por edhe të jenë në modë, me fustanet më të fundit.
Për këtë detaj të rëndësishëm do t’ju tregojmë në fotogalerinë e mëposhtme. Aty do të gjeni disa foto të cilat janë tendenca e këtij viti. Janë fustanet më të preferuara të krijuar nga artistë të mëdhenj dhe që do të jenë tendencë e këtij viti. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





