
Një banor i Gazas ka ndërtuar një fabrikë të teknologjisë së lartë nga një pajisje bazë që kthen mbeturinave plastike në karburant. Ai është 55 vjeçari Sobohi Ibrahimi, të cilit iu deshën shtatë muaj për të ndërtuar këtë impiant .
Soboh nuk pranoi ta bëjë të ditur sekretin e shpikjes së tij, por tha se ideja i erdhi në mendje pasi e dinte se plastika formohet nga karburanti dhe se mbetjet e plastikës, të cilat eksportoheshin në Egjipt nëpërmjet tuneleve, janë akumuluar në sasi të mëdha. Në impiantin e tij, ai shkrin plastikën duke e ngrohur derisa ajo të bëhet avull. Avulli pastaj kondensohet në të njëjtën makinë dhe shndërrohet në karburant. Sipas Sobohit, çdo 1.5 kilogram plastikë e bluar jep një litër karburant.
Karburanti i ri përdoret për lëvizjen e gjeneratorëve, veturave dhe makinerive tjera të cilat operojnë me vaj. Ai beson se kjo do të zgjidhë dy probleme: do të inkurajonte riciklimin e plastikës dhe do të krijonte një mënyrë për të ndihmuar rreth krizës me karburant. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





