
Tiranë, 13 prill 2014, NOA.al- Gjatë ditës së sotme është mbajtur analiza vjetore e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku i pranishëm ka qenë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Në fokus të takimit të zhvilluar me drejtuesit e të gjitha strukturave të Policisë së Qarkut Tiranë ishte nxjerrja e përgjegjësive të çdonjërit prej punonjësve të policisë në nivel menaxherial dhe operacional, lidhur me veprimet jo korrekte dhe në shkelje të procedurave standarde për menaxhimin e tubimeve të disa prej punonjësve të policisë së këtij qarku.
“Pёr çdo shkelje tё konstatuar ndaj pёrgjegjёsve do tё merren masat pёrkatёse konform Ligjit Pёr Policinё e Shtetit dhe Rregullores sё Disiplinёs sё Policisё sё Shtetit”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Sipas kësaj deklarate bëhet e ditur se Policia e Shtetit, ёshtё nё shërbim tё qytetarёve, pёr garantimin e sigurisё publike nё respekt tё plotё tё lirive dhe tё drejtave tё njeriut dhe nё asnjë rast nuk do tё tolerohen sjellje apo veprime tё punonjësve tё policisё qё bien ndesh me ligjin dhe me vetё misionin e Policisё sё Shtetit.
“Njёherazi Policia e Shtetit u kërkon qytetarёve tё respektojnë kërkesat ligjore lidhur me tubimet”, përfundon deklarata. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





