
Eddi Aguirre, një dizenjues nga Meksika ka krijuar një karikaturë të mundshme të kukullës Barbie, se si ajo do të dukej, pa tualet. Në dizajnimn e tij, Aguirre krijoi Barbie-n me pak quka, me njolla tek sytë, flokë jo të rregullt, lëkurë të zbehur dhe qerpikë të zbehtë.
Dizenjuesi ngarkoi këtë projekt të tijin në profilin e tij, me këtë përshkrim: “Një imazh i përdorur për një revistë që i bën reklamën make up-it, tregon Barbie-n me dhe pa tualet (askush nuk është i përsosur)”.
Imazhi i Barbie-t në versionin natyral është përdorur si një mënyrë për të rifreskuar kujtesën e të gjithëve se pikë së pari, ajo është vetëm një kukull plastike dhe nuk është ekzistente në realitetin tonë dhe së dyti, se askush nuk është ashtu siç duket. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





