

Në dashuri, ndonjëherë edhe mund të bëhen gabime, por disa herë jemi aq me fat saqë mund të gjejmë edhe shpirtin e vërtet binjak.
47 vjeçarja britanike, Amanda Rodgers, ka provuar si zhgënjimin e një dashurie të vërtetë, e cila përfundoi në divorc, edhe dashurinë, e cila i është kthyer me të njëjtën monedhe nga….qeni i saj.
Martesa u celebrua në Kroaci, me dashurinë e saj me katër këmbë, të quajtur Sheba. “Rashëme të vërtetë në dashuri me të dhe i kërkova të martohej me mua. Nga sjellja dhe reagimi i tij kuptova që përgjigja ishte “Po””, u shpreh Amanda.
Gruaja në fjalë ishte e lodhur dhe e acaruar me të gjithë meshkujt. Ajo, bashkë me Sheban e saj, burrin e ardhshëm, vendosën të organizonin një ceremoni martesore me plotë 200 të ftuar. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





