Transmetuar më 13-04-2014, 16:41

Një zjarr i madh ka përfshirë qytetin Valparaiso në Kili duke shënuar kështu 8 të vdekur, 1 të plagosur dhe duke shkatërruar më shumë se 500 shtëpi.
Fillimisht zjarri ka rënë në pyje dhe më pas për shkak të erërave të forta është përhapur drejt Valparaisos. Presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, ka vendosur ushtrinë për të evakuuar banorët, duke shpallur gjendjen emergjente të qytetit.
Ndërkaq mediat e huaja kanë bërë të ditur se shumë prej banorëve kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit të zjarrit. Gjithashtu, pjesa më e madhe e qytetit Valparaiso ka mbetur pa energji elektrike./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





