Transmetuar më 13-04-2014, 15:50

Këto milingona, të cilat punojnë natë e ditë gjatë verës, për të organizuar “jetën” e tyre në komunitetin dhe habitatin në të cilin jetojnë, sillen në të njëjtën mënyrë si në filmin “A Bugs Life”.
Pjesët dhe skenat në të cilat ato mbrohen në mënyrë shumë “krenare”, nga të huajt, janë huazuar nga ky film i Disney. Fotot e mëposhtme janë realizuar nga fotografi rus 56 vjeçar, Andrey Pavlov.
Artisti ka vëzhguar krijesat nga një kënd i ri vështrimi, për shkak të një problemi fizik të cilin ai kishte. Kjo ka bërë që të nxjerrë në pah një anë të pa vëzhguar ndonjëherë të këtyre krijesave mikroskopike. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





