Transmetuar më 13-04-2014, 15:07

Kryeministri i Italisë, bën selfie me shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, gjatë një panairi për mobiljet në Milano.
Pamjet e mëposhtme tregojnë kryeministrin Matteo Renzi në një dalje popullore, ku përshëndetet me njerëz të shumtë dhe bën batuta me ta.
Me njërin prej tyre, Albano, Renzi i ka kujtuar edhe Al Bano, këngëtari i famshëm italian që ka kënduar dhe me Romina Power. "Albano, miku i Rominës", ka shkëmbyer batutë Renzi me të riun shqiptar, Albano, me të cilin bëri foto selfie.
Gjatë takimeve me pjesëmarrësit në panair, Renzi ka bërë disa foto selfie (vetëfotografim) me fansat e shumtë. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





