Transmetuar më 13-04-2014, 14:50

Ginnifer Goodwn dhe Josh Dallas, të fejuar që prej muajit tetor të vitit të kaluar, janë martuar ditën e djeshme në një ceremoni shumë intime, në Kaliforni. Gruaja 35 vjeçare dhe burri 32 vjeçar janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Të dy e kishin paralajmëruar këtë event shumë kohë më parë. “Jemi të lumtur t’ju bëjmë me dije se së shpejti do të martohemi. Jemi shumë entuziastë dhe mezi po presim të celebrojmë dashurinë tonë me miqtë dhe familjarët tanë, përfshirë dhe familjen e vjetër të Once Upon a Time  (seriali televiziv në të cilin kanë marrë pjesë të dy)”.

Një muaj pas bërjes publike të vendimit për tu martuar, doli në pah shtatzënia e Goodwin. Për Goodwin kjo është martesa e parë, ndërsa Dallas ka qenë i martuar me aktoren Lana Pulver deri në vitin 2011. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit