
Sejfi Protopapa ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Personi që u bë personazh kryesor i filmit “I teti në bronz”, jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sejfi Protopapa ishte bir i një avokati me origjinë nga fshati Protopapë i Korçës.
Ka lindur në Berat më 20 shkurt 1923. Arsimohet në vendlindje dhe në Itali.
Në vitin 1943, kur ishte vetëm 20 vjeç, u emërua komandant i një çete të Ballit Kombëtar, që vepronte në zonën e Roskovecit, midis Beratit dhe Fierit.
Në vitin 1944 ai u largua përfundimisht nga Shqipëria për t’u rikthyer vetëm në vitin 1991 pas rënies së komunizmit.
Fillimisht u vendosnë Itali dhe më tej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty vazhdoi studimet dhe u diplomua për Fizikë Bërthamore. Ishte i martuar me një estoneze dhe baba i tre fëmijëve.
Në një intervistë që kishte dhënë para disa kohësh, Sejfi Protopapa tregonte me detaje pse u bë personazh kryesor i i romanit "Komisari Memo" i shkrimtarit Dritëro Agolli, dhe më tej protagonist i filmit.
Më poshtë mund të shikoni filmin e plotë, “I teti në bronz”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





