





Këtë javë, Microsoft kërkoi t’i kujtonte kujtdo sesa madhështor dhe i fuqishëm ka qenë më parë.
Një video e nxjerrë nga kompania, ka treguar historinë e fotos ikonë, që mund të ketë qenë pamja kryesore e desktopit tuaj në një moment të caktuar. “Bliss,” një foto e një kodre me bar nën një qiell të kaltër, ka qenë pamja automatike e të gjithë kompjuterëve, që kishin brenda Windows XP, sistemin operativ që Microsoft nxori në vitin 2001.
Sipas videos së nxjerrë nga kompania, video që e gjeni më poshtë, ajo që përbën foton më të njohur në historinë kompjuterike nuk ishte e Photoshopuar. Kjo është foto e vërtetë që fotografi Charles O’Rear bëri në vitin 1996:
“E bëra pranë shtëpisë sime, në veri të San Franciskos,” shprehet O’Rear në video. “Është e vërtetë. Nuk është e bërë me efekte Photoshopi. Çfarë kam parë, kam fotografuar.”
Teksa i jepte makinës në autostradën numër 121 në Kaliforni, ish-fotografi i National Geographicvendosi të hapte krahun dhe të bënte foton. Disa vite më vonë Microsoft pagoi për foton një shumë të mirë parash.
Këtu është e njëjta pamje në vitin 2013:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





