Transmetuar më 13-04-2014, 10:58

Menaxheri i magazinës së një kompanie në Tiranë dhe menaxheri, janë akuzuar si përgjegjës për zhdukjen e një sasie të madhe cigaresh me vlerë 200 mijë euro.

Kompania ka denoncuar rastin dhe policia thotë se kreu hetimet ndaj konfirmoi sot se u bë arrestimi në flagrancë i 30 vjeçares Erida Saraçi, banuese në Shkodër si dhe u bë shpallja në kërkim e 32 vjeçarit Angjelin G., banues në Shkodër.

“Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi dhe Erida, duke qenë magaziniere e filialit të një shoqërie tregtare me qendër në Tiranë dhe Angjelini, duke qenë menaxher, gjatë inventarit të bërë nga drejtuesit e kompanisë ka rezultuar se në magazinat e tyre mungonte një sasi prej 287 koli cigare të llojeve të ndryshme vlera e të cilëve arrin në 200.000 euro”.

Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër thotë se po punohet për kapjen e Angjelinit, të shpallur në kërkim. /r.d//a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit