
Një burrë 50 vjeçar nga Padova në Itali, i martuar dhe me fëmijë, ka rënë në prangat e policisë, i akuzuar për ngacmim seksual. Sipas mediave italiane, 50 vjeçari ka ngacmuar seksualisht për 17 vite me radhë 8 nipat e tij, kryesisht të seksit mashkull.
Gjithçka u bë publike në momentin kur njëri prej fëmijëve vendosi t’i tregonte problemin e tij një mësueseje në shkollë, e cila alarmoi familjarët. Sipas dëshmive, abuzimet kanë nisur bë vitin 1996 deri në vitin 2013.
Prindërit janë drejtuar fillimisht në qendrën e fëmijëve të keqtrajtuar, në spitalin e Padovas, i cili ka lajmëruar në mënyrë të menjëhershme policinë.
Në harkun kohor të 17 viteve, të cilat xhaxhai kishte kryer abuzim të rregullt me nipërit, i kishte detyruar ata të bënin gjeste intime duke bërë që të dukeshin si normale. Ndërkaq, disa prej të abuzuarve tashmë janë në moshë madhore. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





