Transmetuar më 12-04-2014, 19:31

Çifti britanik 93 vjeçar, Bert dhe Mary Barnsley,  të cilët ishin njohur së bashku që në Luftën e Dytë Botërore dhe kishin plot 70 vite martesë, kanë vdekur së bashku.

Kur Bert-i vdiq nga infarkti në zemër, gruaja e tij Mary gjithashtu pësoi infarkt vetëm 30 minuta pasi kishte vdekur burri i saj. Ata ishin martuar ditën e Krishtlindjeve të viti 1943.

Burrë e greua u varrosën bashkë, në të njëjtin varr. Në funeralin e tyre, i cili u mbajt në të njëjtën kishë ku ata ishin martuar rreth 70 vite më parë, morën pjesë qindra vetë, të cilët përshëndetën jetën dhe dashurinë e tyre. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit