Transmetuar më 12-04-2014, 17:45

Korçë, 12 prill 2014, NOA.al- Një 52 vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj, në qytetin e Korçës. Viktima Bruna Meko, banonte në Lagjen 13 në këtë qytet.
Policia është informuar rreth orës 16:40 dhe ka mbërritur me shpejtësi në banesën e 52 vjeçares.
Nga të dhënat paraprake mendohet se shkak i vdekjes së saj mund të jetë bërë konsumi i lëndëve helmuese me vetëdije.
Ndërkaq është ngritur grupi hetimor për kryerjen e të gjitha procedurave të nevojshme si dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve që kanë çuar në vdekjen e 52 vjeçares. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





