Transmetuar më 12-04-2014, 17:20

Siria është përfshirë nga një sulm tjetër me armë kimike. I prekur këtë herë ka qenë qyteti Kfar Zeita, ku 2 persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë mendohet të jenë plagosur, sipas mediave lokale.

Ngjarja është denoncuar si nga regjimi i Bashar Al Assad, por edhe nga rebelët, të cilët kanë akuzuar dhe bërë përgjegjës për këtë ngjarje, njëri-tjetrin. Sipas raportimit të televizioneve lokale, sulmi mendohet të jetë realizuar nga grupi i njohur si “Al Nusra”, i cili mendohet të ketë përdorur gaz. . /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit