

Demi Lovato është kthyer në fillesat e saj. Jo si këngëtare, por për sa i përket pamjes. Këngëtarja e rrokut, e cila prej janarit të këtij viti i kishte lyer flokët në rozë dhe më parë në blu, është bërë brune një natë më parë.
Kjo është bërë e ditur nga vetë këngëtarja, e cila ka postuar disa foto në profilin e saj në rrjetin social Twitter. Pasi testoi reagimet e fansave nëpërmjet një tuitimi, ajo më në fund publikoi fotot e reja.
“Do të qetësoj flokët e mi, qetësoj flokët e mi, unë do të qetësoj flokët e mi…. Oh yeah, yesh”, ka shkruar ajo, duke iu referuar këngës “Give Your Heart a Break”.
Pamja e re i shkon së tepërmi dhe është vlerësuar pozitivisht nga kritikët, deri më tani. Edhe nëse ju nuk i pëlqeni apo i dashuroni së tepërmi flokët e rruara, pamja e re është mbresëlënëse për bukuroshen e rrokut dhe me siguri që ka për të dhënë impakt të madh tek audienca, apo jo? /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





