Transmetuar më 12-04-2014, 15:25

Të gjithë përdoruesit e rrjetit social Twitter e dinë shumë mirë se përveç informacioneve më të fundit nga jeta e VIP-ave apo liderëve të shtetit, aty mund të gjeni disa herë edhe disa kuriozitete dhe “çmenduri” nga jeta e përditshme. Mjafton të dini se ku të kërkoni.

Më poshtë do t’ju paraqesim 5 tuitimet më të çuditshme deri tani

Tuiton foton e burrit të sapo vdekur në aksident– “Është ai, sapo ka vdekur!” ky ka qenë tuitimi i Caran Johnson, e cila ka postuar dhe informuar për vdekjen e të shoqit, në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ndërhyrje kirurgjikale në zemër- Një grup mjekësh kinezë menduan të tregonin në mënyrë të drejtpërdrejtë një operacion në zemër, duke vendosur në Twitter fotot e pacientit 57 vjeçar, mbi të cilin po aplikohej një by-pass i trefishtë.

Tuiton vjedhjen dhe arrestimin e tij– Një hajdut mendoi të tuitonte vjedhjen që ishte duke kryer, ku si pasojë u arrestua.

Tuiton pallatin në flakë– Mickey Atëal ishte në banesën e tij, në katin e 26, në momentin që pallati në të cilin ndodhej mori flakë. Ai vendosi ta publikojë këtë ngjarje në Twitter, duke kërkuar ndihmë nga ndjekësit.

Tuiton propozimin për martesë– Një burrë në Kanada vendosi në Twitter propozimin e tij për martesë kundrejt partneres, duke marrë dhe pëlqimin e 1500 kontakteve që ai kishte. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit