Transmetuar më 12-04-2014, 14:05

Tiranë, 12 prill 2014, NOA.al- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha,  i ndodhur në inaugurimin e Unazës në zonën e Kodër Kamzës është shprehur se reforma e pushtetit vendor dhe rindarja territoriale kërkon konsensus të plotë politik.

“Këtë nuk e them unë, nuk e thotë opozita, kështu është bërë gjithmonë. Përpjekja për t’i ikur konsensusit është jashtëzakonisht e dëmshme dhe e rrezikshme për vetë reformën por edhe për situatën politike në vend, sepse është refuzim i bashkëjetesës demokratike, pra është një hap që përkeqëson bashkëjetesën demokratike në këtë vend”, është shprehur Basha.

Ai shtoi se kjo është arsyeja që “insistojmë tek konsensusi dhe i bëjmë thirrje të reflektojnë dhe të japin konsensusin”. Sipas Bashës, konsensusi është një vlerë të cilën opozita nuk do e përdorë për të bllokuar por do ta përdorë për të arritur së bashku me mazhorancën një reformë bazuar mbi parime të shëndosha, transparente dhe që u shërben qytetarëve e jo partive politike. /a.s/noa.al/

Basha: Reforma vendore dhe rindarja territoriale kërkon konsensus politik

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit