Transmetuar më 12-04-2014, 12:37

Tiranë, 12 prill 2014, NOA.al- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës për Minsitrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe për Policinë e Shtetit.

Në emër të LSI ai dha mbështetje për ministrin Tahiri, duke vlerësuar punën e tij për rendin dhe sigurinë.

I pyetur lidhur me mesazhin e bërë publik gjatë komisionit hetimor parlamentar për lëvizjet në polici,Vasili tha se opozita në stilin e shërbimeve famëkqe publikoi mesazhin.

Por ai e cilësoi mesazhin si korrekt, ndërsa theksoi se ishte shprehje e qartë maksimale e ministrit që me një gjuhë shumë të drejtpëdrejtë shkundte strukturat vartëse të tij për të pasur rezultate shumë të mira dhe për të arritur rezultate shumë të mira.

Sipas Vasilit, ajo që bëri opozita i përket një stili shumë të urryer për shqiptarët, stili i politikës që bëhet nga vrima e çelësit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit