Transmetuar më 12-04-2014, 12:15

Si mund të bëhesh kryetar bashkie? Me sa duket mjafton që të krijohet një llogari në Twitter, ku të thuash se je kryebashkiak.

Por nuk bëher fjalë për tu shtirur si kryebashkiaku i vërtetë apo për të zëvendësuar atë, por thjesht dhe vetëm duke deklaruar se je kryebashkiaku.

James Billington hapi një profil në Twitter të quajtur @mayorofStafford  (“kryebashkiak i Stafford”), në të cilin shprehej se ishte kryebashkiak i qytetit.

Në biografinë e postuar në rrjetin social ai tregonte se ishte lumturisht përfaqësues i qytetit të Stafford në Angli dhe i zonave përreth.

Burri ka inauguruar edhe një park lojrash, duke “mashtruar” pronarët, të cilëve gjithashtu u kishte thënë se bëhej fjalë për një shaka.

Kryebashkiakia e vërtetë e Stafford, Angela Loughran, pasi mësoi këtë fakt kërkoi që profili i tij të mbvyllej, megjithëse aty vijojnë ende përditësime lidhur me aktivitetet e kryebashkiakut imagjinar./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit