

Kurrë mos vini bast kur jeni të dehur. Këtë gjë e pësoi në kurrizin e tij një 22 vjeçar nga Zelanda e Re, i cili për shkak të një basti quhet “Full Metal Havok More Sexy N Intelligent Than Spock And All The Superheroes Combined With Frostnova”.
Emri i tij është tejet i gjatë, saqë ai që e mban ka vështirësi për ta mbajtur mend.
Një mik i tij shpjegon se i riu kishte vënë bast me emrin e tij gjatë një loje pokeri, rreth pesë vite më parë, gjatë të cilit të gjithë kishin dhënë propozime të ndryshme, njëri prej tyre kishte propozuar ndryshimin e emrit, duke zgjedhur edhe një emër aspak praktik.
Tashmë “Full Metal Havok More Sexy N Intelligent Than Spock And All The Superheroes Combined With Frostnova”, është i detyruar që të ndryshojë edhe patentën dhe kartën e identitetit, për të vendosur emrin e tij./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





