Transmetuar më 12-04-2014, 10:38

Korçë, 12 prill 2014, NOA.al- Një i ri i moshës 19 vjeçare u arrestua nga policia, pasi u kap në flagrancë me lëndë narkotike.

Burime zyrtare nga policia e Korçës i thanë agjencisë Noa.al, se u bë arrestimi në flagrancë i Leonid Zeqos, nga Korça.

Prangosja e tij u bë pasi teksa kishte shkuar për të takuar vëllanë E. Zeqo në burgun e Drenovës, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 3.4 gramë kanabis sativa dhe 1.8 gramë heroinë.

Nga dyshimet e policisë dyshohet se 19 vjeçari e kishte lëndën narkotike me vete për t’ia dhënë të vëllait në burg gjatë takimit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit