Transmetuar më 11-04-2014, 22:00

Kur bëhet fjalë për flokë të yndyrshëm duhet treguar kujdes që të zgjidhen produkte specifike për këtë lloj problemi. Për këtë arsye shampo, balsami apo xheli i përdorur duhet të jenë të lëhetë, në mënyrë që të mbahet nën kontroll niveli i yndyrës.

Gjatë larjes së flokëve nuk duhet masazhuar shumë rrënja e tij, pasi mund të stimulojë prodhimin e yndyrës.

Kini parasysh se nuk duhen larë flokët me ujë të ngrohtë, pasi nxehtësia bën që poret të qëndrojnë të hapura dhe të prodhojnë yndyrë, ndaj këshillohet që ti lani flokët me ujë të vakët.

Nëse i keni flokët të yndyrshëm duhet të kujdeseni për pastërtinë e tyre, në mënyrë që të duken më voluminoz, ndaj balsami dhe maska për flokët duhet të përqendrohet në majat e tyre.

Nuk është sekret që flokët e yndyrshëm bëhen të vajisur lehtësisht, ndaj zgjidhni një krehje, për të cilën nuk jeni të detyruar që ti prekni flokët shpesh, ndaj baluket duhen evituar. Lyerja e flokëve i bën ata më të thatë, ndaj këshillohet që të përdoret herë pas here./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit