




Një ballo në prag të fundit të vitit shkollor përfundoi në mënyrë aspak të këndshme për një grup studentësh të Pierce High School, në Nebraska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ishin me dhjetëra studentë të cilët me veshjet e tyre elegante dhe të kushtueshme, ishin ngjitur në një urë për të bërë disa fotografi, të gjithë gati për të dalë sa më mirë.
Por ndërsa të gjithë dukeshin të buzëqeshur, struktura e urës u rrëzua dhe të gjtihë studentët përfunduan në lumë.
Fatmirësisht askush prej tyre nuk u dëmtua, veçse frikësimi ishte i madh. Gjithsesi fotografia e tyre u postua në Twitter dhe arritit të korrë sukses të paparë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





