Transmetuar më 11-04-2014, 19:55

Alessandro Del Piero, i cili në muajin nëntor do të mbushë 40 vjec,  është vetëm një hap larg tërheqjes nga futbolli i luajtur.

Ish-mesfushori i Juventusit e konfirmoi vetë këtë lajm, në prag të sfidës që Sidney do të zhvillojë në shtëpi me Perth Glory, që është e fundit e sezonit të rregullt në kampionatin Australian, citon Supersport.

“Nëse Sidney nuk do të kualifikohet në fazën play off, kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit."

Skuadrës së Sidneyt, aktualisht në vendin e shtatë, do t’i mjaftojë vetëm një pikë për ta siguruar matematikisht fazën play off. Por në rast humbjeje, do të bëhej fjalë për fundin e karrierës së Pinturikios.

Gjithsesi, nga Australia e largët Alessandro Del Piero ka sqaruar se vendimin përfundimtar për të varur këpucët në gozhdë do ta marrë në përfundim të sezonit.

"Nuk e di çfarë do të bëj vitin e ardhshëm, vendimin do ta marr në përfundim të kampionatit.

Zemra më thotë që duhet të luaj akoma, por duhet të dëgjoj edhe këmbët. Duhet të mendoj edhe për gjëra të tjera, këtë problem do ta zgjidh në verë.

Nuk është e thënë që e ardhmja ime të jetë larg Sidneyt. A do të kthehesha te Juventus? Nuk e di, kam qenë i lidhur për 19 vite të bukura me botën bardhezi, sepse kam qenë gjithmonë tifoz me Juventusin.”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit