
Tiranë, 11 prill 2014, NOA.al- Plagosja me armë zjarri e 44 vjeçarit me iniciale A.T., në kryeqytet tashmë e ka të identifikuar autorin.
Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë Noa.al, se autori i kësaj ngjarje është identifikuar 18 vjeçari me iniciale R.Gj., për të cilin vijon puna për gjetjen e vendndodhjes dhe arrestimin.
Mësohet se 18 vjeçari në orët e mbrëmjes së djeshme në Tufinë, për motive të dobëta, ka tentuar që të vrasë me armë zjarri, 32 vjeçarin me iniciale P.T., banues në Tiranë, si dhe ka plagosur rëndë 44 vjeçarin me iniciale A.T., banues në Tufinë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë rast nga ana e uniformave blu vijon mbledhja e informacioneve që pritet të çojnë drejt kapjes së autorit të plagosjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





