Transmetuar më 11-04-2014, 18:44

Tiranë, 11 prill 2014, NOA.al- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit grek, deklaroi se ka ende shumë për të bërë për përmirësimin e klimës së biznesit.

Në këtë linjë ai garantoi se në sajë të politikave qeverisëse nuk do të ketë më thellim të borxhit të biznesit.

Kryeministri deklaroi më tej, se thithja e investimeve të huaja është objektivi kryesor, duke shtuar se do luftohet korrupsioni për vendosjen e gjobave arbitrare dhe rryshfetit duke i dhënë fund një praktike të tillë, në mënyrë që të mbrohet sipërmarrja.

Rama tha se është krenar për punën e drejtorisë së tatimeve dhe doganave, pasi është arritur që të rriten me 150 milionë dollarë të ardhurat krahasuar me një vit më parë.

Kreu i qeveisë deklaroi se sipërmarrja ka punuar nën stresin dhe presionin e qeverisë së kaluar, përballë një shteti që në vend të garantonte shërbimin, e ka parë gjobën si mënyrë për të rritur të ardhurat, dhe çdo kompani në kontratë si mënyrë kreditimi të pavullnetshëm./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit