Transmetuar më 11-04-2014, 17:59







Sërish një skandal i vogël, nga këngëtarja e “skandaleve” Miley Cyrus. Këngëtarja këtë herë nuk është shfaqur as në skenë dhe as në ndonjë koncert, por shfaqjen e radhës e ka bërë në profilin e saj në Instagram.
Në rrjetin social ajo ka postuar një fotografi ku shfaqet gjysmë e zhveshur në pjesën e pushimit të njërit prej koncerteve.
Në këtë fotografi ajo shikohet e mbështjellë vetëm me një peshqir, ndërsa dikush i cili ndodhet pas saj kujdeset për ti rregulluar flokët.
Ashtu si përherë, fotografitë e Miley kanë marrë komente pafund./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





