Transmetuar më 11-04-2014, 17:27

Jo Smith e ka jetën të varur në fije të perit. Gruaja me moshë 36 vjeçare është e prekur nga dy sëmundje të rënda në fazë të agravuar, por ajo që e bën më të rëndë situatën e saj është se kurimi i njërës sëmundje do të çonte në agravimin e tjetrës, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Jo ka probleme të shumta me zemrën dhe mushkëritë, por kurimi i mushkërive do ti shkaktonte probleme të shumta në zemër.

Gruaja britanike thotë se, “Jam gjithnjë një tip pozitiv, por tashmë kam pak shpresa”.

Shërimi i saj është i mundur vetëm falë një terapie eksperimentale e cila zhvillohet vetëm në Tajlandë dhe që zgjat për 30 ditë, me një kosto prej 30 mijë sterlinash.

Smith zbuloi se ishte e prekur nga kanceri në vitin 2011, dhe gjatë kohës që po niste kurat zbuloi se kishte probleme edhe me zemrën.

Ajo nuk mund të ndjek asnjë terapi, ndërkohë që gjendja e saj sa vjen e përkeqësohet. Përveç kurës eksperimentale në Tajlandë, ajo mund të shpëtojë me një transplant i cili gjithashtu është tejet i rrezikshëm.

Në pritje për një zgjidhje familja e saj, po mundohet të mbledh fonde për ta shëruar./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit