




Ajo është një prej këngëtareve më të famshme të gati gjysmë shekullit të fundit. 67 vjeçarja Cher, pavarësisht viteve që mban mbi supe është shfaqur në formë të mirë, ndërsa ka provokuar tepër me veshjen e saj transparente.
E veshur me një bluzë ngjyrë mishi transparente, ku në pjesën e gjinjve kishte vendosur dy zemra, ajo mahniti në skenën e koncertit të saj në Boston (SHBA), ku dukej më shumë e zhveshur se sa e veshur.
Veshja e saj përbëhej nga geta rrjetë, ndërsa sipër kishte hedhur një bluzë (nëse mund të quhet e tillë), e përbërë vetëm nga rripa.
Vlen të theksohet pamja e saj tejet e kuruar dhe e pandryshuar nga vitet. Po ashtu në vijim të koncertit Cher u shfaq e veshur si Kleopatra./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





