Transmetuar më 11-04-2014, 14:51



Duke manifestuar një formë proteste e bërë e famshme në vitin 2008 nga një shtetasi iraken, kundrejt Presidentit të atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush në Bagdad, një grua hodhi këpucën e saj kundër ish-sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton.Ky gjest ndodhi teksa Clinton po mbante një fjalim në Las Vegas, lidhur me riciklimin e metaleve.
Ish-sekretarja Clinton reagoi menjëherë, duke u mënjanuar pa mundur që të goditej nga këpuca.
Ndërkohë autorja e këtij sulmi u ndalua nga policia, ndërsa arsyet e këtij gjesti janë ende të paqarta./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





