

Franca iu ka dhënë fund telefonatave, mesazheve dhe e-mail jashtë orarit të punës, ose thënë ndryshe pas orës 18.00.
Për këtë hap u nevojitën 6 muaj negociata dhe dy sindikata për të arritur marrëveshjen. Kjo marrëveshje ka të bëjë me 1 milionë punonjës në teknologjinë e lartë të këshillimit si Google, Facebook, Deloitte dhe PwC.
Kompanitë që firmosën marrëveshjen duhet ndër të tjera që të garantojnë se nuk do të ushtrojnë presion mbi punonjësit lidhur me këtë çështje.
Pas kësaj marrëveshje janë të shumtë punoinjësit që shkruajnë në fund të mesazheve të tyre, “Jo më e-mail pas orës 18.00”.
Për disa kjo zgjedhje mund të jetë një autogol për të minuar konkurrencën franceze krahasuar me kompanitë e huaja, për shkak të kufizimit të shkëmbimit të komunikimit jashtë orarit zyrtar.
Ndër të tjera ky hap synon garantimin e minimumit të pushimit për punonjësit pas ngarkesës së punës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





