Transmetuar më 11-04-2014, 12:34

Tiranë, 11 prill 2014, NOA.al- “Do t’ju rikthejmë dinjitetin qyteteve dhe qytetarëve duke venë  në zbatim projektin “Rilindja Urbane”, kështu është shprehur kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e planin të punës për një “Rilindje urbane” të qyteteve kryesore të vendit, pjesë e projekteve të reformës territoriale.

Në fjalën e  tij, kryeministri Rama  u shpreh se kjo është një paketë e re dhe transformues  e investimesh e cila hapet por nuk mbyllet sot.

“Projektet që do të marrin udhë menjëherë janë projekte që dolën fituese nga thirrja  e parë, thirrja e dytë është e hapur dhe pjesa tjetër e paketës së investimeve do të plotësohet me përzgjedhjen e projekteve të tjera”,tha Rama

Rama kritikoi punë  e bërë deri më tani duke u shprehur se ka pasur një mungesë kapacitetesh në nivelin vendor.

“Kjo ka qenë një eksperiencë e cila na ka mundësuar ta prekin nga afër atë që është plaga e madhe dhe që gjeneron në vijimësi një infeksion dobësues për të gjithë mekanizmin e vendit që është plaga e copëzimit territorial dhe e administrimit të territori një plagë, që ne synojmë ta kurojmë nëpërmjet reformën territoriale që është terapia intensive e domosdoshme sot për të marrë në vijim produkte të tjera për nga cilësia”, tha Rama

Gjithashtu ai  u shpreh se ka mbetur i çuditur sesi Fondi i Zhvillimeve është parë tërësisht i shkëputur nga Fondi Kombëtar i Zhvillimit, të cilat bëjnë të njëjtën gjë, por nga mënyra e organizmit kanë jetuar të ndara dhe pa asnjë mekanizëm koordinimi.

Rama tha se kjo mungesë organizmi ka bërë që të jenë tërësisht të zhbalancuar.

Reforma territoriale, Peleshi: Nga “Rilindja Urbane”, do hapen mijëra vende pune

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi prezantoi sot planin e punës për një “Rilindje urbane” të qyteteve kryesore të vendit, pjesë e projekteve të reformës territoriale.

Peleshi, tha se  “Rilindja Urbane”, tashmë nuk është më një slogan elektoral, por ka filluar të materializohet përmes investimeve.

Sipas tij, të gjitha qytetet e vendit do të transformohen, duke hapur mijëra vende pune nga projektet në fjalë.

“Me këto investime Rilindja urbane fillon të materializohet. 100 milionë dollarë të alokuara nga buxheti në fondin e zhvillimit të rajoneve në projektet e infrastrukturës vendore, arsimit, shëndetësisë, artit dhe kulturës dhe mjedisit”, tha Peleshi.

Ai nënvizoi faktin se, rreth 100 kantiere të reja pune do të fillojnë nga sot, qindra biznese ndërtimi, biznese shërbimesh të lidhura me to do të fillojnë të kenë një treg dhe një frymëmarrje të re.

Nëpërmjet këtyre projekteve, Peleshi tha se do të hapen, mijëra vende të reja pune gjatë vitit 2014. vijon

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit