
Tiranë, 11 prill 2014, NOA.al- Vdekja nga torturat e shqiptarit Ilia Kareli në burgun e Nigritas në Greqi, ka vënë në lëvizje shtetin shqiptarë. Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet kryetarit të grupit parlamentar Petrit Vasili ka kërkuar përfundimin sa më të shpejtë të hetimeve mbi vdekjen e të burgosurit shqiptar dhe dënimin e autorëve.
“Ne do të nënvizonim se në etapën që ndodhet situata, por edhe për sensibilitetin njerëzor që ajo shkakton, nga rrethanat e rënda ku ajo ka ndodhur, do të kërkonte një shpejtim dhe intensifikim të dhënies së një përgjigje përfundimtare”, tha Vasili.
Vasili tha se duhen inkurajuar prokuroritë e të dy vendeve për të
përfunduar sa më të shpejt hetimet në mënyrë që fajtorët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Kreu i grupit parlamentarë të LSI, ka vlerësuar qëndrimin e mbajtur nga mediat dhe autoritet greke në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
“Lidhur me këtë ngjarje që është nga më të rëndat e ndodhura në këtë 10-vjeçar dhe për mënyrën se si u prodhua, ajo që kemi konstatuar është roli i mediave greke në këtë çështje i cili ka qenë profesional dhe objektiv duke hedhur dritë mbi çështjen”, tha Vasili.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





