Transmetuar më 11-04-2014, 10:43

Dhërmi, 11 prill 2014, NOA.al- Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), informon se para pak minutash ka nisur  prishjen e një objekti 5-katësh, në Dhërmi.

Objekti  që po prishet është një hotel dhe ndodhet në brezin e parë të rërës, pa leje dhe pa dokumente pronësie.

Kreu i INUK Zyhdi Dajti ndodhet në krye të operacionit, i shoqëruar nga forcat xheniere të ushtrisë. INUK informon se objekti do të shembet me shpërthim të kontrolluar. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit