Transmetuar më 11-04-2014, 10:31

Korçë, 11 prill 2014, NOA.al – Një sasi e konsiderueshme lëndësh luftarake, është sekuestruar dje nga Policia e Korçës. Sipas bluve të këtij qyteti operacioni është kryer në Devoll, dhe në pyllin e fshatit Arrës, u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi i  15 120 copë fishekë luftarakë model 56 të kalibrit 7.62 mm, 30 kallëpë tritol, 60 copë granata dore defensive dhe  41 copë ndezës të unifikuar.

Policia tha se për këtë ngjarje, janë identifikuar dy autorë, por për shkak të hetimit nuk bëhen të ditur emrat, të cilët janë shpallur në kërkim.

Këta persona dyshohen se  do të bënin të mundur trafikimin e lëndëve plasëse, si dhe municionit luftarak, për në shtetin grek, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Autoret kanë mundur t’u largohen forcave policore, duke përfituar nga errësira, si dhe për shkak të terrenit të vështirë malor.

Aktualisht policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për kapjen e autoreve. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit