Transmetuar më 11-04-2014, 10:19

Vlorë, 11 prill 2014, NOA.al-  Një operacion i organizuar nga policia e Sarandës, Vlorës dhe Delvinës, ka bërë të mundur që të zbulohen 6 parcela me rreth 200 rrënjë bimë narkotike të mbjella të llojit “canabis sativa”.

Policia informon se, lënda narkotike është gjetur e kultivuar në fshatin Penkovë, përgjatë shtratit të përroit të këtij fshati.

Nga strukturat e Policisë po punohet për identifikimin e personave që kanë kultivuar bimën narkotike. Materialet ju referuan Prokurorisë për ndjekje penale për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit