







Fama dhe reputacioni përmenden përkrah shumë emrave të njohur të Hollivudit, mirëpo, është shumë pak e njohur se shumë prej tyre para karrierës së famshme, e disa edhe gjatë karrierës, kanë përfunduar prapa hekurave.
Skandalet në të cilat ata janë përfshirë, e kanë rrënuar reputacionin e tyre, por jo për shumë kohë. Aktorja Reese Witherspoon dhe burri i saj Jim Toth ishin kapur nga policia duke drejtuar makinën të dehur.
Aktorja ishte munduar të dalë nga kjo situatë në mënyrë paksa agresive dhe i kishte pyetur policët: “A e dini ju emrin tim?”. Dhe kjo pyetje i kishte dërguar në qeli burgu për 24 orë.
Jennifer Lopez kishte përfunduar në burg sepse me të dashurin e saj të atëhershëm Sean ‘P.Diddy’ Combs, ishin përfshirë në një incident me armë në një klub nate, ku ishte plagosur një person. Çifti ishte akuzuar për posedim armësh dhe pasuri të vjedhur.
Tashmë është botërisht e njohur se Lindsay Lohan për shkak të problemeve me drogën, vjedhjen dhe alkoolin, ka pasur probleme me ligjin dhe ka përfunduar në burg disa herë.
Nuk i ka shpëtuar burgut
edhe Robert Downey Jr, 50 Cent, Christian Slater dhe Mark Wahlberg. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





