Transmetuar më 10-04-2014, 21:53

Muajin e kaluar në panairin e veturave në Gjenevë, Lamborghini prezantoi versionin e ri të Aventadorit LP-700-4, por marka e veturave sportive nuk do të ndalet me kaq pasi besohet se në panairin e Pekinit që do të fillojë javën e ardhshme, do të prezantohet konceptin e ri që do të quhet “Nazionale”.

Lamborghini ka bërë të ditur se “Nazionale” do të jetë ekskluziv dhe tërheqës, por marka italiane nuk ka dhënë detaje tjera. Fjala “Nazionale” në Itali përfaqëson tre ngjyrat e flamurit, që do të thotë se vetura do të ketë njërën nga tre ngjyrat e tij.noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit