Transmetuar më 10-04-2014, 18:52

Një ekip zviceran  ka prezantuar të enjten aeroplanin me energji diellore. Aeroplani pritet që të realizojë fluturimin e parë gjatë vitit të ardhshëm.

Për ta realizuar këtë, ekipi i planifikues i Zvicrës ka shpalosur një version të ri të aeroplanit i cili mund të qëndroj në ajër për një kohë të pacaktuar.

Aeroplani tashmë i sofistikuar krahasuar me pesë vite më parë, është paraqitur të enjten në Payerne të Zvicrës në bazën e forcave ajrore.

Aeroplani ka bateri të mira që e ruajnë energjinë nga dielli. Pilotët Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg e kanë prezantuar të enjten planin zvicerian dhe përparësitë që i ka aeroplani i prezantuar. /e.gj/noa.al/  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit