Transmetuar më 10-04-2014, 18:29

10 prill 2014, NOA.al-  23-vjeçari shqiptar, Qamil Hyraj, i cili u vra të dielën në mëngjes, është qëlluar me plumb në fytyrë, ky është rezultati i autopsisë, e cila është bërë publike sot.

Ngjarja ndodhi në Porto Cesareo, në Torre Lapillo, pranë bregdetit të Jonit, ku i riu shqiptar punonte si  bari në një prej fermave të zonës.

Eksperti Roberto Screener u shpreh se nisur nga rezultatet e autopsisë, i riu shqiptar është qëlluar me një plumb dhe nga një distancë e afërt, jo më shumë se 70 cm larg.

Mësohet se, plumbi i kishte kapur hundën, ishte futur në kokë dhe kishte depërtuar deri te pjesa e zverkut. Pritet që të dhënat e autopsisë të analizohen në laboratorët balistikë. Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune dhe mendohet se 23-vjeçari shqiptar nuk ka pasur përplasje fizike me autorin e krimit.

Ditët në vijim pritet të ndërtohet e gjithë skena e krimit, për të treguar edhe momentet e fundit të jetës së viktimës.

Prokurori Joseph Capoçia u shpreh se, krimi po hetohet në dy pista. Njëra mund të ketë lidhje me ndarjen e tokës mes fermerëve të zonës, ose vetë pronari i fermës, ku punonte i riu mund të ketë pasur ndonjë konflikt. Ndërsa, pista tjetër e hetimit mbahet sekret. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit