
Fier, 10 prill 2014, NOA.al-Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës.
Sipas policisë aksidenti është shkaktuar nga përplasja e një motori me një automjet dhe për pasojë njëri nga shtetasit që ka qenë në motor është përplasur për vdekje, ndërsa shtetasi tjetër është plagosur rëndë.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje, por punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe e shtetasit që është plagosur rëndë.
Gjithashtu po hetohet për të mësuar më shumë rreth shkaqeve të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





